1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dëbim nëse afroheshe me gratë shqiptare

Aida Cama7 Tetor 2007

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sigurimi shqiptar i shtetit vendosi nën vëzhgim të rreptë të gjithë të huajt që ndodheshin në Shqipëri. Afrimi me gratë shqiptare nuk i lejohej asnjërit prej tyre.

https://p.dw.com/p/BnXC
Pllakat, viti 1958
Pllakat, RDGJ viti 1958Fotografi: Deutsches Historisches Museum

Më 17 shkurt 1969 Kapiteni Kulka i shkruan Sektorit kryesor të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (Stasi).

Nga një udhëtim në Shqipëri vihet re se: Që prej ndodhive në Bashkimin Sovjetik më 21.8.1968 ka filluar një kontroll jashtëzakonisht i madh i të huajve që shkojnë në Shqipëri. Kështu, nga organet shqiptare të sigurimit vëzhgohet me vëmendje kur dilet dhe kur hyhet në hotel, ku shkohet dhe sa gjatë qëndrohet diku. Edhe kur përdoren makinat ato ndiqen vazhdimisht nga një makinë shqiptare,në të cilën ndodhen tre persona. Nga këto masa nuk preken vetëm udhëtarët nga RDGJ (DDR) por edhe udhëtarët që qëndrojnë në hotel dhe vijnë nga RP Hungarisë dhe RP Polonisë. Këto masa nuk duket të jenë marrë në të njëjtën mënyrë edhe për qytetarët nga Bashkimi Sovjetik.

Grua duke punuar në fabrikë, 1970
Grua duke punuar në fabrikë, 1970Fotografi: Deutsches Historisches Museum

Një dokument tjetër ka lidhje me një raport, që një punonjës nga një Kombinat i Drezdenit ka dhënë pasi është kthyer nga Shqipëria, ku ka ndihmuar në ngritjen e një fabrike. Nga raporti nuk bëhet e qartë se për cilin projekt bëhet fjalë. Viti, po ashtu nuk bëhet i njohur. Raporti ka të bëjë me vëzhgime që nuk kanë lidhje me punën, për të cilën personi ka qenë i angazhuar në Shqipëri.

Ai tregon se: Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij kam qenë "i shoqëruar" nga një kujdestar, si në kohën e punës ashtu edhe gjatë kohës së lirë. Dhoma ngjitur më dhomën në hotel nuk ka qenë e zënënë asnjë nga ditët. Aty duhet të ketë pasur ndonjë aparat përgjimi. "Gjatë bisedës përfundimtare me partnerin shqiptar u konfrontova me fakte, të cilat i kam folur vetëm në dhomë, personalisht me shoqëruesin nga RDGJ (DDR). Nga pala shqiptare janë marrë dokumenta të projektit të ekspertëve kinezë."

Deti Jon i parë nga dritarja e një bunkeri
Deti Jon i parë nga dritarja e një bunkeriFotografi: DW

Dhe më tej ai shkruan se gjatë qëndrimit të tij janë bërë vazhdimisht përpjekje për ta kompromentuar. Ndër të tjera, një grua i është afruar në kantjerin e ndërtimit, në një mënyrë që nuk mund të keqkuptohej. Pasi u refuzua me forcë, ajo nuk është shfaqur më në kantjer.

Më tutje: "Nga montatorët rumunë mësova se njëri prej tyre duhej të largohej brenda 24 orëve nga Shqipëria për shkak të kontakteve me gratë shqiptare". Si arsye e dëbimit nga Shqipëria u tha, se montatori kishte lënë të binte një copë dërrasë nga 2 metra lartësi, dhe kjo kishte lënduar ixhinjerin shqiptar. "Përfaqësia tregtare e RDGJ (DDR) nuk u infomua më parë për këtë ngjarje prandaj nuk mund të ndihmonte në sqarimin e saj."

Muzeumi i RDGJ
Muzeumi i RDGJFotografi: Presse

Dokumenti tjetër është i datës 2 maj 1976. Ai përmban raportin mujor për ngarkim-shkarkimin e anijes "Elmela" si dhe mbajtjen e inventarit. Raporti thotë se nuk ka patur probleme shumë të mëdha. Në pjesën e raportit, që lidhet më situatën financiare ka një mospërputhje shifrash. "Unë kisha porositur 100 litra karburant për muajin prill dhe i morra ato në formë tallonash. Prej tyre mua lejua të marr 35 litra. Por në llogarinë mujore janë shkruar 65 litra." Pastaj raporti flet për bashkëpunimin me parnerët shqiptarë.

Modë nga Gjermania lindore, 1985
Modë nga Gjermania lindore, 1985Fotografi: picture-alliance/web

"Dua të vë në dukje se javët e fundit kam qenë nën një vëzhgim shumë të madh të pikave të caktuara shqiptare. A kanë qenë ata punonjës të sigurimit, këtë vetëm mund ta marr me mend, sepse nuk kam dëshmi. Ky vëzhgim i madh fillon që nga shtëpia dhe përfshin të gjithë veprimtaritë e mia, shëtitjet, udhëtimet në Durrës, blerjet në qytet, vajtjen në kinema etj. Edhe veprimtaria ime në port vëzhgohet. Tek kolegët e tjerë nga Polonia nuk shihet kjo. Unë i kam raportuar drejtuesit tonë për këto. Të gjithë kolegëve shqioptarë u kanë rënë në sy vëzhgimet e tilla dhe bashkëpunimi ynë është vetëm zyrtar. Bisedat kanë vetëm karakter pune. Ndodh nganjëherë, që gjithë ditën nuk këmbejmë asnjë fjalë me punonjësit e portit, çka mund të argumentohet me frikën e madhe që kanë punëtorët.