1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë qëndrimi ka mbajtur Shqipëria komuniste ndaj çështjes gjermano-gjermane?

Aida Cama20 Gusht 2007

"Shqipëria sheh tek RDGJ një faktor paqeje në Europë dhe në botë dhe do të rradhitet në krah të saj edhe në të ardhmen." Me këtë fjali kanë reaguar komunistët shqiptarë në çështjen gjermano-gjermane

https://p.dw.com/p/BVwa
Fotografi: Bilderbox

Nga seria "Çfarë përmbajtjen dosjet e ish sigurimit gjerman për Shqipërinë" do përgjigjemi të kthejmë përgjigje ndaj pyetjes: "Çfarë qëndrimi kanë mbajtur komunistët shqiptarë në çështjen gjermano-gjermane?"

Për të kuptuar çfarë qëndrimi kanë mbajtur komunistët shqiptarë ndaj çështjes gjermano-gjermane pak para zgjidhjes së saj do të përqëndrohemi tek raportet që ministria e sigurimit të shtetit gjermano-lindor (Stasi) ka shkruajtur mbi vizitën në Shqipëri të ministrit të jashtëm gjermanolindor Oskar Fisher, në muajin qershor të vitit 1989.

Ministri Fischer viziton Shqipërinë më 19 deri 21 qershor 1989. Dy ditë pas përfundimit të vizitës, më 23 qershor në sektorin X të ministrisë së sigurimit (sektori që merrej me marrëdhëniet me jashtë) mbërrin raporti mbi vizitën.

Deutschland DDR STASI Schiessbefehl Schild Birthler Behörde
Arkiva e Stas-it, BerlinFotografi: AP

Raporti që mban numrin 1293 është përpiluar nga Siegfried Körber, drejtor i sektorit për Europën juglindore në Ministrinë e jashtme. Por, para se të niset për në ministrinë e sigurimit raporti ka marrë aprovimin nga Axen, sekretar i Kom. Qëndror, Oskar Fischer mini. i jashtëm dhe Sieber, drejtor i Sektorit për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Periudha për të cilën po flasim karakterizohet për Shqipërinë tek kërkimi i partnerëve që do e ndihmojnë ekonomikisht, ndërsa tek funksionarët e RDGJ ndihet nevoja e mbështetësve ideologjikë, ndër të tjera edhe në çështjen gjermano-gjermane.

Vizita e ministrit Fischer, është bërë me ftesë të Ministrit të jashtëm shqiptar, Reiz Malile shkruhet në fillim të raportit. Ministri u prit nga Ramiz Alia, Sekretar i parë i Partisë së Punës dhe kryetar i presidiumit të Asamblesë Kombëtare me të cilin u zhvillua një bisedë e gjërë.

Egon Krenz und Günter Schabowski 1989
Egon Krenz dhe Günter Schabowski, RDGJ, nëntor 1989Fotografi: dpa

"Shqipëria sheh në ekzistencën e RDGJ një faktor paqeje në Europë dhe botë dhe do të rradhitet edhe në të ardhmen në krah të saj."

Dogmatizmin e shqiptarëve e tregon shumë mirë në raport një citat i kryetarit të Kësh. të Ministrave Adil Çarçani. "Shqipëria është në gjendje stabile. Partia dhe qeveria janë të bindura se riprodhimi i zgjeruar që synohet të arrihet duhet lidhur në mënyrë dialektike me nivelin e jetesës së njerëzve." (Tekstualisht në raport: Partei und Regierung gingen davon aus, dass die angestrebte erweiterte Reproduktion dialektisch mit der Erhöhung des Lebensniveaus der Menschen verbunden werden müssen.)


Mininistri Fischer ka takuar në Tiranë Kryetarin e komisionit të përbashkët për bashkëpunimin ekonomik dhe shkencor, Fadil Hoxha. Me Shane Korbecin theksohet se duhen rritur ndihmat për Shqipërinë. Darka zyrtzare me anëtarin e Byrosë politike Pali Miska dhe ministrat e tjerë përmendet vetëm si aktivitet. Nga darka nuk janë mbajtur shënime mbi përmbajtjen e bisedimeve.

Eine Frau stellt sich den Panzern entgegen Tiananmen-Platz Peking China Niederschlagung der Demokratiebewegung in China 1989
Sheshi Tiananmen- Kinë 1989Fotografi: DW-TV

Me detaje raporti përmban takimin e ministrit të jashtëm gjerman me atë shqiptar. Kështu: Ministri Fischer shpjegoi lindjen dhe zhvillimin e shtetit socialist gjerman nën kushtet specifike të konfrontimit midis socializmit dhe imperializmit në Europë.

Reis Malile: "Shqip vlerëson si ngjarje shumë të rëndësishme 40 vjetorin e RDGJ. Udhëheqja e partisë dhe shtetit shqiptar, megjithë ulje ngritjet e marrëdhënieve ka ndjekur vazhdimisht me interes zhvillimet në RDGJ dhe ka ndërhyrë aktivisht për influencimin e barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për Shqipërinë kjo ka qenë gjithnjë çështje principi."

Dhe më tutje: "Shqipëria respekton veprimtaritë e RDGJ dhe vlerëson kontributin e saj për sigurimin e paqes, çarmatimin dhe çtensionimin sidomos në Europë."

Duke folur për çështjet ndërkombëtare shoku Fischer theksoi se "RDGJ e sheh sigurimin e paqes si kushtin kryesor për ndërtimin e socializmit. Prandaj është për kontrolliminn e armatimeve sipas principit të barazisë dhe sigurisë të barabartë. Shtetet e paktit të Varshavës kanë programe konkrete për këtë. Nëpërmjet njëanshmërisë NATO-ja ka dhënë shembullin e vet. Superioritet ushtarak mbi socializmin nuk do lejohet."

Për marrëdhëniet midis RDGJ dhe RFGj, ministri gjermanolindor ka shpjeguar në Shqipëri se "synohet që në tokën gjermane të mos ketë më luftra, por të sundojë paqja. Marrëdhëniet zhvillohen mirë nëse të dyja palët kuptojnë se kanë të bëjnë me marrëdhënie midis dy shteteve sovrene, të pavarura nga njëra tjetra. Këto realitete janë pjesë përbërëse e ekuilibrave politiko-srategjike. Përpjekjet për ta ndryshuar këtë janë lojë me zjarrin".

Ministri Malile, shkruhet në raport aprovoi prezantimin e ministrit Fischer mbi rolin e dy shteteve dhe theksoi se perëndimi nuk do që të pranojë ekzistencën e një shteti socialist gjerman. Ringjallja e forcave neonaziste në RFGJ, ka rritur shqetësimet në Shqipëri. Në marrëdhëniet e Shqipërisë me RDGJ (perëndimore) janë vendosur dy vitet e fundit bazat për zhvillime pozitive.

Fjalët e Oska Fisherit, shkruan raporti u morrën si interpretime autentike të qëndrimit të RDGJ për të ashtuquajturën "çështje gjermane" mbas vizitës së Gensherit në Shqipëri.

Shoku Malile shpjegoi se edhe Shqipëria e sheh forcimin e socializmit në vendin e vet si kontribut të rëndësishëm për sigurimin e paqes. Prandaj Shqipëria lufton për përfundimin e shpejtë të armatosjes në botë. Ajo është e shqetësuar për përqëndrimin e forcave ushtarake në Mesdhe. Situata në Poloni dhe Hungari prek çështje të ndjeshme të zhvillimeve të ardhshme në Europë. "Darüber sei man sehr beunruhigt."- Për këto zhvillimi ekziston shqetësim i madh.

Në fund raporti vëren se vizita e parë e ministrit të jashtëm të RDGJ në RPSSH do të hapë një etapë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në këmbimin e bisedave u reflektua një masë e madhe pikëpamjesh të njëjta dhe të gjitha bisedimet dhe takimet u zhvilluan në atmosferë shumë miqësore.

Bildgalerie Hans-Dietrich Genscher 1989 in Prag
Hans-Dietrich Genscher, 30 shtator 1989 në PragëFotografi: AP

Në të njëjtën frymë zhvillohet dhe biseda më Ramiz Alinë. Por në raportin mbi takimin e Ministrit Fischer me Ramiz Alinë do nxjerrim në pah përpjekjet për krijimin e një fronti të përbashkët komunistësh shqiptarë dhe gjermanolindorë kundër komunistëve reformistë që ishin shfaqur Bashkimin Sovjetik, Poloni dhe Hungari.