1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE ndan 7. 4 milionë për zhvillimin ekonomik rajonal të Kosovës

22 Nëntor 2010

Zyra nderlidhese e KE nenshkroi kontratat e para me përfituesit e projekteve në zonën ekonomike të perëndimit të Kosovës. Bëhet fjalë për zhvillimin e turizmit, përpunimin e qumështit dhe avancimin e bujqësisë

https://p.dw.com/p/QFW4
Fotografi: DW/Beqiraj

Procesi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me të pesë Agjencitë për Zhvillim Rajonal në Kosovë, me themelimin e të cilave koordinimi i investimeve nga Komisioni Evropian ka shënuar progres. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërrajonale për bashkëpunim kryetaret e komunave kanë krijuar edhe planet strategjike zhvillimore pas të cilave vinë edhe grantet e para për Zhvillim Ekonomik Rajonal nga Komisioni Evropian (EURED). Në takimin e dytë promovues në Pejë, pas atij të së premtes në Prizren, kryesuesi i Zyrës Ndërlidhës të Komisionit Evropian në Pishtinë, Kjartan Bjornsson, me këtë rast tha: “Nënshkrimi i kontratave të para është frut i punës dhë përkushtimit 15-të muajsh të kryetarëve dhe të stafit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal, të cilët kanë identifikuar projekte konkrete dhe të qëndrueshme, të cilat krijojnë vende të reja pune dhe rritje ekonomike ne rajonin perëndim”.

Katër projekte për Rajonin e Pëjës

Albanien Ansicht von der Stadt Peja
Qyteti i PejësFotografi: DW

Rajoni Perëndim përfshin gjashtë komuna të Rajonit të Pejës: Istog, Pejë, Deçan, Junikun si dhe Gjakovën, e cila duke mos qënë pjesë e kësaj marrëveshjeje nuk është as përfituese e ndonjë projekti. Ndërkohë të pesë komunat nënshkruese të marrëveshjes janë përfituese të granteve në vlerë prej 1.8 milionë eurosh me pjesëmarje prej 10% në investime. “Dhe kjo falë përkushtimit të AZHR-së ndaj aplikuesve, thotë Leman Hatashi, drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim Rajonal-Perëndim, sipas së cilës “të katër projektet e Rajonit-Perëndim synojnë nxitje e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në pesë komunat nënshkruese të marrëveshjes ndërkomunale, duke inkurajuar diversitetin dhe konkurrencën në turizëm dhe sektorin e bujqësisë”.

Shumica e projekteve janë të përqendruara në zhvillimin e turizmit, përforcimin e agrobiznesit, përkrahjen për ndërmarrësi dhe krijimin e vendeve të punës. Projektet do të implementohen nga komunat dhe nga OJQ-të. Ndërsa “ne do të mbetemi të përkushtuar në përkahjen e mëtutjeshme të projekteve të tilla në të ardhmen”, thotë z.Bjornnson.

Përkrahja e BË-së për Kosovën do të vazhdojë

Albanien Bergdorf
Fshat malor nö KosovëFotografi: DW

Grantet e BE-së financohen nga tatimpaguesit e shteteve anëtare të Bashkimit Ervropian. Kushti kryesor për aplikim për këto grante është partnerireti. Sipas kryetarit të komunës së Pejës, Ali Berisha, komunat e Rajonit-Perëndim janë shembull i mirë bashkëpunimi, ndërsa projektet e përfituara kanë domethënie shumë të madhe për zhvillimin e këtij ajoni. “Tashmë projektet e përzgjedhura denjësisht nga KE varen nga implementimi, që do t´iu bëjmë. Projektet shumë domethënëse për pasuri natyrore të këtij rajoni, që është Gryka e Rugovës, duhet të kthehen në fitimprurës të mëdhenj të komunës së Pejës, por edhe të rajonit. Po ashtu duhen shfrytëzuar kapacitetet bujqësore, kapacitete për përpunimin e produkteve, në mënyrë që popullata e këtij rajoni të jetë përfituesi më i madh”, thotë kryetari Berisha.

Vështirësitë e aplikuesve

Duke qënë se bujqësia është ndër sektorët kryesorë të ekonomisë kosovare, Komisioni Evropian këtë vit ka ndarë grante në vlerë prej 5.5 milionë eurosh edhe për zhvillimin e bujqësisë. Por qasja në këto fonde nuk është gjithnjë e lehtë, mendon Bajram Qekaj, nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. „Aplikimin për grantet e BE-se fermeri s´mund të plotësojë assesi, por as ne si këshilltarë, sepse kërkohet një dije e shtuar, një disiplinë, të cilën ne me seminaret njëditore nuk mund ta përvetësojmë. Si pasojë shumica e fermërëve, që kanë mundësi aplikimi, mbesin jashtë për këtë arsye. Dhe unë kisha bërë thirrje që të kihet parasysh një porlbem i titllë”, thotë z.Qekaj.

Arben Binakaj nga Dranoci, pronar i 540 hektarëve tokë, ka ofruar një porjekt 2 milionësh, ndonëse mundësia për aplikim ishte 200 mijë deri në 500 mijë euro. „Mendojsha me ba sera dhe çdo gjë, që importohet në dimër, të jetë prodhim vendor. Por ishte një investim i madh, ndërsa për reduktim të projektit nuk ka ardhë në shprehje. Thjesht refuzohesh me një jo, por arsyen saktisht nuk e di. M´lumshin krahët e mi. Kaq!"

Albanien Holzhäuser für Besucher in den Rugova Bergen
Shtëpi druri për pushues në malet e RugovësFotografi: DW

“Shihemi në Dukagjin”

Sidoqofte Zyra Ndërlidhese e Komisionit Evropian në Prishtinë tashmë ka nënshkruar kontratat e para të projekteve për Zhvillim Ekonomik Rajonal (EURED), me të cilat synohet zhvillimi ekonomik dhe pajtimi në Kosovë. Grantet në vlerë prej 7.4 milionë eurosh përfshinjnë të pesë rajonet e Republikës së Kosovës. Me këtë rast Rajoni-Veri është përfitues i tri projekteve; Rajoni-Lindje ka përfituar dy projekte dhe Rajoni-Jug gjashtë projekte. Zbatimi i katër projekteve të Rajonit-Qendër është në pritje të aktivizimit të Agjencionit Zhvillimor Rajonar Qendër nga bordi udhëheqës, ndërsa të katër projektet e Rajonit Perëndimor, gjegjësisht të atij të Pejës janë: Zhvillimi i Rrafshit të Dukagjinit dhe Bjeshkes së Rugovës; Iniciativa për përpunimin e qumështit për lidhjen e Kosovës me Evropën; Diversiteti i aktiviteteve ekonomike në Rajonin Perëndimor, si dhe projekti për zhvillimin e turizimit “Shihemi në Dukagjin”.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica