1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Monopoli i qumeshtit në Serbi

5 Nëntor 2010

Prodhuesit e qumështit kritikojnë shtetin, ndërsa shteti drejton gishtin kah kompanitë e mëdha.

https://p.dw.com/p/PzuW
Fotografi: AP

Pothuaj qe tre muaj, qytetarët e Serbisë po përpëliten mes përpjekjesh për të blerë qumeshtin, por edhe një sasi të konsiderueshme të produkteve të qumështit. Kush është fajtor për këtë? Me sa duket, sikur edhe shumë herë të tjera, monopoli është vendimtar.

Gjykata kushtetuese ka vërtetuar vendimin e Komisionit për Mbrotjen e Konkurrencës të vitit 2007, se „Danube food group“ ne kuadër të së cilës veprojnë dy qumështore të mëdha serbe- „Imlek“ dhe qumështorja „Subotica“, ka keqpërdorur pozitën e monopolit në tregun e tregut të blerjes së qumështit të papërpunuar. E, në është ky fillimi i përgjegjes nga shteti serb për mungesën shumëmujore të qumështit, këtu nuk është e lehtë të gjendet përgjegje. Të dyja palët kanë një argument: prodhuesit e qumështit kritkojnë shtetin se nuk po investon në fondin e bagëtive, përderisa qeveria që nga fillimi i krizës drejton gishtin kah kompanite e mëdha, siç është „Imleka“, duke konsideruar se me monopol shkaktojnë mungesën artificiale.

Die Woche 43_09
Milchkühe stehen am Donnerstag (01.10.2009) in einem Stall in Kolenfeld (Region Hannover). Angesichts drastisch gesunkener Milchpreise hat das Landvolk Niedersachsen ein EU-Hilfspaket für die Milchbauern gefordert. Die EU müsse den Milchmarkt stabilisieren und den Absatz beleben. Die Milchbauern bekommen derzeit von den Molkereien etwas mehr als 20 Cent pro Liter. Sie fordern das Doppelte und sehen ihre Existenz bedroht. In Niedersachsen gibt es nach Landvolk-Angaben derzeit noch rund 14 000 Milchbauern. Foto: Holger Hollemann dpa/lni (zu lni 0484 vom 01.10.2009) +++(c) dpa - Report+++Fotografi: picture-alliance/dpa

Përgjegjës shteti?

Nevena Veselinović, zëdhënëse e „Imlek“-ut demanton çfarëdolloj zbrazje të qellimshme të sirtareve. „Ajo çfarë mund të themi sigurt është se, mungesa e qumështit nuk është një krize e nxitur artificialisht dhe se deficiti në prodhim është prezent edhe tek prodhuesit e tjerë dhe me këtë edhe tek ne dhe fatkeqsisht, për të gjithe ne“, thotë zëdhënësja Veselinović. Në deklaratën për Dojce Vele-n, Veselinoviç nuk ka dashur të komentoje informatën më të re për vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin për herë të parë në Serbi sillet një vendim që vërteton se ndonjë kompani ka monopol.

Serbische und deutsche Milch
Qumësht serb Moja Kravica dhe gjerman LandesmilchFotografi: DW

„Ne nuk jemi të informuar për këtë nga organet ligjvënëse e as nga avokatët tonë. Kështu që nuk mund të japim asnjëlloj komenti përderisa procedura është në ecje“.

Uroš Šećerov nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit për Dojçe Vele-n thotë se, përgjegjësinë më të madhe për mungesën e qumeshtit e mban shteti. Ai sqaron se shteti duhet të ndihmojë të përtërihet fondi i bagëtive, duke investuar në blerjen e mëshqerrave dhe të lopëve. „Pra, nuk mund të llogarisim në çfarëdo përmiresimi përderisa këtë nuk e bën shteti. Dhe kur ta ketë bërë këtë, ne do mund t´i gjejmë disi fundin kësaj krize, diku në gjysmen e dytë të vitit të ardhshëm“, thotë Sheqerov.

Shkaktar i i problemit monopoli?

Ndërkohë, nëpër dyqane është gjithnjë e më vështirë të gjendet ndonjë produkt i qumështit, siç është gjalpi. Në pyetjen nëse do të zgjerohet kjo mungesë, Sheçerov thotë se çdo gjë po shkon në atë drejtim. „Këtu qëndron edhe problemi, sepse mendoj se të gjithë prodhuesit ndërkohë punojnë në minimum të minimumit“.

Edina Popov nga Shoqata e Konsumatorit të Serbisë, mendon poashtu se mungesa e fondit të bagëtive është arsyeja kryesore e mungesës së qumështit duke kritikuar indiferencën e qeverisë. „Poashtu, kam përshtypjen se këtu lufta bëhet rreth një strukture të pronësisë, me çfarë dëmtohen edhe prodhuesit e vegjël, edhe qumeshti si prodhim dhe konsumatori“, thote Edina Popov.

Se shkak i problemit është monopoli pohon edhe ministri i bujqësisë Sasha Dragin, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese ka thënë se, për shkak të një qëndrimi të tillë, në përiudhen e kaluar iu është nënshtruar presioneve të shumta. Megjithatë, ai nuk e ka precizuar se prej nga kane ardhë ato presione.

Autor: Svetlana Božić
Redaktor: Ajete Beqiraj