1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle flet në Këshillin e Evropës

5 Tetor 2010

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle mbajti të hënën pasdite (4.10.) një fjalim para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në fjalimin e tij ai kërkoi më shumë mundësi për shkollimin e romëve.

https://p.dw.com/p/PVGS
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido WesterwelleFotografi: AP

Nuk e kemi harruar mbështetjen e qytetarëve evropianë

Ndërtesa e Këshillit të Evropës
Ndërtesa e Këshillit të EvropësFotografi: Council of europe

20 vjet bashkim gjerman. 60 vjet anëtarsim gjerman në Këshillin e Evropës - këto ishin për ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dy arsye të mira që pasditen e të hënës (4.10.) ta kalojë në Këshillin e Evropës. Atje janë të përfaqësuara 47 vende anëtare. Gjatë fjalimit të shefit të diplomacisë gjermane të pranishëm në sallë ishin vetëm gjysma e delegatëve. Por siç duket kjo nuk e shqetësoi shumë atë:

"Dua t'ju siguroj se ne në Gjermani nuk e kemi harruar që bashkimi gjerman nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e shumë qytetareve dhe qytetarëve në Evropë dhe më gjerë."

Logoja e Këshillit të Evropës
Logoja e Këshillit të Evropës

Rënia e murit të Berlinit, shpërbërja e tërë bllokut lindor ishte po ashtu ishte një dhuratë për Këshillin e Evropës, i cili në vitet e 90-ta përnjeherë u rrit pasi që atij iu bashkangjitën shumë ish-republika sovjetike si Armenia, Azerbajxhani, shtetet baltike, Gjeorgjia. Organizata evropiane me seli në Strasburg u kthye shpejt në një forum të vendeve evropianolindore. Aty ato provojnë të zgjidhin konliktet e tyre, edhe pse jo gjithmonë me sukses: ai nuk ka arritur të shmangë luftën mes Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe as të zbusë konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Shkollimi është çelësi i integrimit dhe perspektivës për romët

Një nxënëse rome në një shkollë rumune
Një nxënëse rome në një shkollë rumuneFotografi: dpa

Prandaj ministri i Jashtëm gjerman nuk deshi fare të trajtojë këto tema të nxehta, por në vend të tyre foli në përgjithësi për rreziqet e rinacionalizimit, kriminalitetit në internet dhe diskriminimit të pakicave si sinti dhe romë:

"Ne duhet t'iu japim një ardhmëri romëve. Shumë gjatë fëmijët romë kanë qëndruar jashtë sistemit shkollor. Po ashtu edhe për romët shkollimi është çelësi i integrimit dhe për një jetë të pavarur. Vetëm në qoftë se këta fëmijë do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë atëherë do të pranohen edhe në shoqëri. Këtë e kemi detyrim të gjithë."

Por me këtë deklaratë të tij Guido Westerwelle kaloi në një fushë të minuar politike pasi përkrah Francës Këshilli i Evropës ka kritikuar ashpër edhe Gjermaninë për planet e saj për dëbimin e romëve. Bëhet fjalë për rreth 8.000 refugjatë të luftës, romë nga Kosova, të cilët brenda katër viteve të ardhshme duhet të kthehen në Kosovë. Qeveritë në Berlin dhe Prishtinë kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje përkatëse.

Kosovës i duhet të pranojë atë çka kërkojnë vendet evropiane

Në foto, Thomas Hammarberg
Në foto, Thomas HammarbergFotografi: Toni Glamcevski

"Por ka një problem me këtë marrëveshje", thotë Thomas Hammarberg, komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës. "Autoritetet kosovare nuk janë në gjendje të pranojnë këta refugjatë. Por ato nuk kanë zgjidhje tjetër. Ato varen plotësisht nga vendet e pasura evropiane, siç është Gjermania...Prandaj iu duhet t'i pranojnë të gjitha. Për mua është turp që vendet e pasura të Bashkimit Evropian shfrytëzojnë pushtetin e tyre për të hequr qafe romët."

Autorë: Martin Durm / Esat Ahmeti

Redaktoi: Elert Ajazaj