Shkyçja e operatoreve ilegalë Kosovë
20 Maj 2010Reklamë
Shkyçja e antenave ilegale të telefonisë mobile të Serbisë në territorin e Kosovës, në mes të prillit të këtij viti, vështirësoi komunikimin në enklavat serbe pjesa dërmuese e banorëve të të cilave komunikonin përmes operatorëve telefonikë të Serbisë.
Pas shkyçjes së operatorëve ilegalë të telefonisë mobile të Serbisë nga territori i Kosovës, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka shpërndarë kontigjentin e parë prej 10 mijë kartelash falas në enklavat serbe. Po sa pranohet kjo alternativë komunikimi nga komuniteti serb?
Autor: Ajete Beqiraj