1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turp është të mos mjekohesh, jo të sëmuresh

24 Mars 2010

Sipas autoriteteve të Kosovës, numri i të infektuarve me sëmundjen e tuberkulozit ka rënë. Të dhënat tregojnë se TBC takohet më shumë në zonat rurale si dhe në qendrat e varfëra dhe prek më shumë grupmoshat e reja.

https://p.dw.com/p/MajK
Radiografija e një mushkërie me TBC.
Radiografija e një mushkërie me TBC.Fotografi: picture-alliance/dpa

Në Kosovë, që nga viti 1999 ekziston Programi Kombëtar për Luftimin e Tuberkulozit, nëpërmjet të cilit bëhet diagonostifikimi i hershëm dhe trajtimi i pacientëve, mëgjithëse ai jo përherë arrin të shtrihet në të gjitha zonat.

Që nga viti 2006 në Kosovë impelementohet projekti i Fondit Global për Luftimin e Sëmundjes së Tuberkulozit, në kuadër të të cilit është realizuar rehabilitimi i njësive antituberkulare, departamenteve, reparteve dhe laboratorëve për diagnostifikimin e tuberkulozit, blerja e aparaturave si dhe blerja e ilaçeve, e cila çdo vit merr 50 mijë euro nga shuma e përgjithshme e projektit prej 3 milionë e 900 mijë dollarësh-shpjegon koordinatori i këtij projekti, Bahri Tigani, pulmolog. “Vlera e projektit për periudhën pesëvjeçare ka qenë 3 milionë e 900 mijë dollarë amerikanë. Tash kemi fituar edhe projektin e dytë në kohëzgjatje pesëvjeçare në vlerë prej 5.8 milionë dollarësh, implementimi i të cilit fillon në tetor të vitit 2010-të,“-shpjegon dr.Tigani.

Dr. Bahri Tigani
Dr. Bahri TiganiFotografi: DW

Numri i pacientëve me tuberkulozë ka rënë

Pacientja më tuberkuloz aktive, Shkurte S, e cila pas qëndrimit dymujor në repartin për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive në Pejë edhe katër muaj të tjerë do të vazhdojë trajtimin në shtëpi, është njëra prej pacientëve që përfiton nga projekti i Fondit Global. “Unë vuaj prej mushkërive. S´e kam ditë se kam tuberkuloz, derisa kam nis më vjell gjak. Atëherë m´kanë m´kanë kontrollu n´rentgen e m´kanë shtri n´spital. Vallahi po m´kqyrin boll mirë me tetana”-thotë zonja S.

Sipas Dr.Rukije Mehmetit, menaxhere kombëtare për luftimin e tuberkulozit, në Kosovë, në krahasim me vitin 2000 kur numri i pacientëve me tuberkulozë ishte 1,776, tashmë ky numër ka rënë në 901. “Janë 901 të sëmurë me tuberkulozë, një rënie e dukshme në krahasim më vitin 2000 kur kanë qenë mbi 1700 të sëmurë. Dhe e gjithë kjo falë donacioneve nga Fondi Global. Pacientët më tuberkulozë kanë ku të mjekohen. E rëndësishme është të marrin ilaçet dhe të mos i ndërpresin. Ilaçet janë gratis. Sepse, turp është të mos mjekohesh-jo të sëmuresh”.

Dr. Rukije Mehmeti
Dr. Rukije MehmetiFotografi: DW

Pritet të ngrihet spitalt për sëmundjet e kraharorit

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, krahas sigurimit të ilaqeve për pacientët rezistent në barërat e rendit të parë do të financojë ndërtimin e Spitalit për Sëmundjet e Kraharorit. Spitali do të jetë në kuadër të Spitalit Rajonal të Pejës, 100 shtretër prej të cilit do të jenë vetëm për sëmundjet e tuberkulozit. „Rastet rezistente në tërapi paraqesin një problem jashtëzakonisht të madh. Ndërsa, ky spital do të ketë një qendër të trajtimit të rasteve me tuberkulozë rezistente në tërapi klasike, çfarë da ta veçojë këtë spital edhe në nivel rajonal,“-shpjegon drejtori I përgjithshem I Spitalit Rajonal të Pejës, dr.Skënder Dreshaj.

Megjithëse, krahasur me Evropën Perëndimore shifrat e pacientëve më tuberkulozë nuk janë të kënaqshme, në krahasim më shtetet e Evropës Juglindore gjendja në Kosovë është relativisht e mirë. Ndërsa të dhënat zyrtare kombëtare tregojnë së tuberkulozi, e njohur si sëmundje e skamjes, është i shprehur më shumë në zonat rurale si dhe në qendrat më numër më të madh të varfërisë, përderisa më të rrezikuar janë grupmoshat e reja dhe moshat e shtyra.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Aida Cama