1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190110 EU Griechenland

19 Janar 2010

Ministrat e Financave të Eurozonës diskutojnë sot për borxhet rekord të Greqisë. Qeveria greke synon të rimëkëmbë buxhetin me një kurs të rreptë kursimesh. Kritikët dyshojnë, nëse ky vend mund t'ia dalë mbanë pa ndihma.

https://p.dw.com/p/LapQ

Greqia është aktualisht vendi, që i sjell problemet më të mëdha Eurozonës, unionit të vendeve evropiane me monedhë të përbashkët. Pasi borxhi i ri vitin e kaluar ishte gati 13 përqind të prodhimit ekonomik, siç iu desh të pranojë qeverisë së re socialdemokrate.

Në Athinë, në Bruksel dhe në Berlin ranë këmbanat e alarmit

Falsifikimet e vazhdueshme të statistikave nga grekët janë vetëm njëra anë, problemi më i madh është se rrezikohet stabiliteti i eurozonës. Ky është rezultat i asaj që partnerët nuk i kanë kontrolluar sa duhet grekët, thotë Jürgen Stark, anëtar gjerman i drejtorisë së Bankës Qëndrore Evropiane. "Vetëm po të marrësh ngritjen e rrogave në Shërbimin publik. Në Shërbimin publik në Greqi rrogat, sipas të dhënave të OECD-së nga viti 1999 deri 2008 janë rritur me më shumë se 100 përqind."

Nuk është nevoja të jesh ekspert për të vlerësuar se çfarë pasojash kanë ngritje të tilla të rrogave në financat publike. Greqia merr akoma para në tregjet financiare, mund t'e kthejë borxhet e vjetra nga dhënia e fondeve të reja publike. Por që sot shteti grek duhet t'u ofrojë tregjeve të kapitalit përqindje shumë më të larta, se sa psh Gjermania, megjithëse të dy vendet bëjnë pjesë në të njëjtën zonë monetare.

Huatë e përbashkëta mund të ndihmojnë

Heiner Flassbeck, i cili ka qenë për kohë të shkurtër sekretar shteti në Ministrinë gjermane të financave nën Oscar Lafontaine, mbron idenë e fondeve të përbashkëta të huave në euro, ata mund t'u ndihmonin grekëve për një periudhë të shkurtër. "Me të cilat nuk e lejon shtetin grek të marrë hua, por këtë e bën së paku pjesërisht përmes huasë evropiane, sepse është më e lirë dhe nuk ke nevojë të mbështetesh tek vlerësimi i agjensive të klasifikimit, që në sytë e mi nuk janë aspak kompetente, por ecën një rrugë të pavarur."

Faqe interneti mbi zhvillimet ekonomike të Greqisë.
Borxhi i ri vitin e kaluar ishte gati 13 përqind të prodhimit ekonomik në Greqi.Fotografi: finanzwirtschafter.de

Edhe Jean-Claude Juncker, kryeministër i Luxemburgut dhe kryetar i Eurogrupit ka qenë për hua të përbashkëta të të gjithë vendeve të eurozonës. Qeveria gjermane druhet, se prej kësaj pesha do të binte në rradhë të parë te taksapaguesit gjermanë. Sepse për shkak të mungesës së kredibilitetit të Greqisë në fushën e kredive, për hua të tilla të përbashkëta do të nevojiten përqindje më të larta, dhe mbi Gjermaninë do të rëndonte një peshë me e madhe e interesit se deri tani.

Por edhe qeveria gjermane nuk do ta lërë në baltë Greqinë, mendon Profesori Ansgar Belke i institutit gjerman studime ekonomike. Ai mendon se: "Që të akordohen kredi bilaterale, që lidhen me masa të rrepta për rimëkëmbje."

Euro dëmtohet shumë

Nqs Greqia dhe kandidatët e tjerë për falimentim ndërpresin eleminimin e borxheve, rreziku i humbjes do të ishte më i madh. Shtetet përreth Detit Mesdhe kanë shumë borxhe tek bankat dhe sipërmarrjet gjermane. Është e tepërt, që t'i lësh në baltë, edhe pse ndihmat brenda Unionit Monetar janë në fakt të papranueshme, shpjegon bankieri i Bankës Qëndrore Evropiane Stark. "As BE as shtetet anëtare nuk përgjigjen për obligimet e vendeve të tjera brenda zonës së përbashkët monetare apo brenda BE-së. Ky është një parim shumë i rëndësishëm."

Por edhe nëse Greqia nuk pëson falimentim, ky diskutim e dëmton shumë euron. Në vitin e 12-të të ekzistencës së tij bashkimi monetar gjendet në një krizës serioze.

Autor : Peter Heilbrunner / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama