1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Depresioni në Kosovë

30 Nëntor 2009

Edhe pse deri tani ka pasur mjaft paragjykime depresioni në Kosovë nuk është më një temë tabu.

https://p.dw.com/p/KksX
Grua ne depresion
Fotografi: picture-alliance/dpa

Shqetësim, pagjumësi, humbje oreksi, apati e përgjithshme dhe mbyllje në vetvete - këto janë disa nga simptomat e depresionit.

Meqënëse në Kosovë deri vonë familjet ishin të mëdha dhe të harmonizuara, depresioni nuk shprehej në masë të madhe - thotë prof. dr. Sylen Vranica, neuropsikiatër. Mirëpo pas luftës, depresionet, sipas tij, janë në rritje e sipër dhe kjo vjen si pasojë e kushteve të përgjithshme që mbretërojnë momentalisht në Kosovë.

Edhe pse deri tani ka pasur mjaft paragjykime depresioni në Kosovë nuk është më një temë tabu.

Sipas të dhënave zyrtare si pasojë e depresionit vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë shënuar 38 raste vetvrasjeje dhe 135 raste tentimi për vetvrasje. Ndërsa që prej vitit 2000 në Kosovë kanë kryer vetvrasje 546 persona.

Për më tepër dëgjo materialin në audio.

Autor: Ajete Beqiraj
Redaktor: Pandeli Pani