1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova, Shqipëria, rajoni dhe toleranca fetare

13 Nëntor 2009
https://p.dw.com/p/KW8b

Krishtërimi katolik është një fe e njohur tradicionalisht për shekuj në Kosovë. Me rënien e Kosovës nën pushtues të ndryshëm, në territorin e saj u shtri edhe besimi mysliman dhe ai ortodoks. Gjatë luftërave dhe trazirave të ndryshme janë shkatërruar dhe djegur shumë monumente fetare myslimane e ortodokse, por Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet me tolerancë të lartë fetare.

Shoqëria civile është një ndër elementët kryesorë për promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor. Andrew Claret, drejtori i fondacionit Anna Lindh, të krijuar nga BE, në një intervistë për Deutsche Wellen flet për marrëdhëniet ndërfetare në rajon, sfidat që duhen fituar për të shmangur instrumentalizimin e fesë dhe konfrontimeve në këtë rajon.

Autor: Ajete Beqiraj/Ani Ruci

Redaktoi: Bahri Cani