1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurrë më diktaturë – Sistemi politik në Republikën Federale Gjermane

Richard Fuchs15 Shkurt 2010

Demokracia në Gjermani u themelua nga e para në vitin 1945, pas katastrofës së „Rajhut të tretë“, të diktaturës nacionalsocialiste dhe Adolf Hitlerit.

https://p.dw.com/p/EDQ2
Kushtetuta gjermaneFotografi: dpa - Fotoreport

Kushtetuta hyri fillimisht provizorisht në fuqi.

Kushtetuta e Gjermanisë është ligji themelor


Në Gjermaninë perëndimore hyri në fuqi në vitin 1949 Ligji Themelor që ekziston edhe sot. Ai duhet të shërbente si kushtetutë kalimtare, deri sa shteti i dytë gjerman, Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), të ribashkohej me Republikën Federale perëndimore. Që prej 3 Tetorit 1990 ekziston vetëm një Republikë e ribashkuar Federale Gjermane – dhe kushtetuta kalimtare u kthye në kushtetutë gjithëgjermane. Në të bazohet demokracia liberale e Gjermanisë.

Unterzeichnung Grundgesetz 1949
Nënshkrimi i Ligjit Themeltar të shtetit, 23 maj 1949Fotografi: AP


Mësim nga e kaluara: Kurrë më diktaturë totalitare!

Ligji themelor mbron ndër të tjera lirinë e individit, garanton dinjitetin e tij dhe trajtimin e barabartë para ligjeve, pavarësisht nga rraca, prejardhja, gjuha ose feja. Përveç kësaj ndarja e pushtetit shtetëror u vu nën kontroll të ashpër, në mënyrë që në Gjermani të mos kthehet më kurrë diktatura.

Kështu u krijua një shtet federal me tre nivele: Federata dhe landet ndajnë pushtetin politik dhe nxjerrin së bashku ligjet. Komunat janë niveli i tretë, dhe më i ulët i ndarjes së pushtetit. Barrikada u ngritën kundër rrymave jodemorkatike dhe radikale, “ruajtja e demokracisë” ndalon krijimin e partive jodemokratike. Në vitin 1952 dhe 1956 u nxorrën nga ligji partitë radikale komuniste. Më tej, në parlament nuk marrin pjesë të gjitha partitë. Vetëm nëse gjatë zgjedhjeve partitë kapërcejnë pengesën e pesë përqindshit, atëherë mund të përfaqësohen në Parlamentin Gjerman. Ky ligj i jep stabilitet Parlamentit (Bundestagut) gjerman.

Shembulli gjerman i ngritjes së shtetit u kopjua edhe nga të tjerët

Stimmen werden ausgezählt in Dresden
Duke numëruar votatFotografi: AP


Ndarja e pushteteve, Kushtetuta dhe Demokracia kanë edhe një instancë që i kontrollon, të ashtuquajturën Gjykatën Kushtetuese. Ajo kontrollon ligjet nëse janë në përputhje me kushtetutën dhe ndihmon çdo qytetar që të vendosi të drejtat dhe liritë e tij kundrejt shtetit. Gjykata Kushtetuese gjermane ka qenë për një kohë të gjatë unike në botë dhe u kopjua shpesh nga vende të tjera, për shembull nga Spanja.


Prania e shumë partive detyron kompromiset politike

Bundesverfassungsricht Richter Erster Senat
Senati i Gjykatës KushtetueseFotografi: AP

Mbartjen e konflikteve shoqërore dhe mobilizimin e qytetarëve në zgjedhjet federale dhe të landeve në Gjermani e marrin përsipër partitë politike. Kështu janë krijuar dy parti popullore, Partia konservative CDU/CSU dhe Partia socialdemokrate SPD. Por edhe rryma të tjera politike kanë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Federal (Bundestag) dhe në parlamentet e landeve. Liberalët dhe Të gjelbërit luftojnë për të marrë së më shumë zgjedhës, por edhe idetë e majta përfaqësohen në parlamente. Sistemi politik merr interesat shoqërore

Nga shoqatat, sindikatat dhe grupet e interesave.