1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e Sigurisë e Mynihut

3 Shkurt 2012

Në Konferencën e 48-të Sigurisë politikanë, diplomatë dhe gjeneralë po diskutojnë çështje të sigurisë globale. Kjo me gjithë arkat e zbrazëta. Një epokë e re çarmatimi nuk duket në horizont.

https://p.dw.com/p/13w89
Përgatitje për Konferencën e Sigurisë
Përgatitje për Konferencën e SigurisëFotografi: dapd

Konferenca e Sigurisë e Mynihut një vit më parë u befasua prej shpërthimit të revolucionit në botën arabe. Gjersa në Mynih po takohej Kuarteti i Lindjes së Afërme dhe këshillohej pa ide të reja mbi konfliktin shumëvjeçar midis izraelitëve dhe palestinezëve, në Kajro masat dolën në rrugë dhe zhvilluan përleshje të përgjakshme  me aparatin e sigurisë të Mubarakut.

Analizë e rebelimit arab

Asokohe ishte ende herët për një diskutim të strukturuar të ngjarjeve me pjesëmarrje nga vendet e prekura. Kjo gjë planifikohet të "kompensohet intensivisht", ka paralajmëruar Wolfgang Ischinger, drejtuesi i Konferencës së Sigurisë të Mynihut. "Do të kemi në Mynih një sërë kryetarësh qeverish nga rajoni, përfshirë ata të Tunizisë dhe Katarit, por edhe përfaqësues nga Libia dhe Egjipti, për të folur mbi shpresat dhe shanset, por edhe mbi rreziqet dhe e lidhura me këto zhvillime. Natyrisht, pjesë e kësaj është edhe situata e tmerrshme në Siri dhe brenga e vazhdueshme për gjendjen e konfliktit bërthamor me Teheranin."

Partneriteti i sigurisë me Rusinë bën në vend numëro

Vitin e kaluar në Konferencën e Sigurisë në Mynih pati një moment historik. Me shkëmbimin e dokumenteve të ratifikimit Rusia dhe SHBA-ja bënë që të hynte në fuqi marrëveshja e re 'Start' për kufizimin e ndërsjellë të arsenaleve bërthamore. Në grindjen rreth sistemit raketor mbrojtës të planifikuar nga SHBA-ja Moska vazhdon të këmbëngulë në garanci sigurie me shkrim nga Uashingtoni. Këtë gjendje synohet ta zhbllokojë një studim me propozime të reja për një sistem raketor mbrojtës të përbashkët, në të cilin kanë punuar së bashku ekspertë amerikanë, evropianë dhe rusë, dhe që do të paraqitet gjatë punimeve të konferencës së sivjetme.

Edhe për gjendjen në Siri do të diskutohet në Mynih
Edhe për gjendjen në Siri do të diskutohet në MynihFotografi: Reuters

Detyrimet për të kursyer dhe mendësia e re në Evropë?

Më e vonta në samitin e NATO-s në Çikago në maj SHBA-ja do të përsërisë kundrejt evropianëve kërkesën e saj të vjetër për një ndarje më të drejtë të barrës brendapërbrenda aleancës mbrojtëse. Detyrimi për të kursyer mund t'i shtrëngojë evropianët që të heqin dorë nga egoizmat e tyre kombëtare në fushën ushtarake, hamendëson eksperti i sigurisë Götz Neuneck i Institutit për Paqe dhe Siguri në Hamburg.

Sistemi i përbashkët i mbrojtjes raketore me Rusinë vazhdon të mos duket në horizont
Sistemi i përbashkët i mbrojtjes raketore me Rusinë vazhdon të mos duket në horizontFotografi: AP Graphics

Riorientimi ushtarak i Amerikës

Sepse edhe SHBA-ja duhet të kursejë. Pasi buxheti ishte fryrë vitet e fundit në 700 miliardë dollarë, Pentagoni do t'ia dalë vitet që vijnë me shumë më pak para. Si rrjedhojë, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet. Sërish Ischinger. "Këtu gjendemi para shqetësimit të shprehur pjesërisht hapur, që Amerika më shumë po e lë të dalë në plan të dytë lidhjen e saj organike me Evropën. Kjo nuk ka si të jetë në interes të Evropës. E them këtë pa marrë parasysh se ç'do të thoshte kjo për koherencën e aleancës së NATO-s."

Në vend të Evropës del për SHBA-në hapësira e Paqësorit. Më e vonta qëkurse presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi nëntorin e kaluar, se do të stacionojë sivjet 2.500 marinsa në veri të Australisë, riorientimi gjeostrategjik i amerikanëve është kthyer në siguri. Ky paralajmërim bëri që në Kinë të binin kambanat e alarmit. Një grup i ngushtë i Konferencës së Sigurisë të Mynihut ishte vitin e kaluar në Pekin dhe zhvilloi atje bisedime me përfaqësues qeveritarë. Ky dialog do të vazhdohet në Mynih.

Autor: Daniel Scheschkewitz / Elert Ajazaj

Redaktoi: Esat Ahmeti