1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

dw.de - Adresa e re në rrjet

4 Shkurt 2012

Prezantim i ri i programit të DW: si gjithmonë informacione të besueshme në dizajn të ri, me platformë të re online dhe me ofertë të re televizive

https://p.dw.com/p/13w4e
Logoja e re e Deutsche Welle
Logoja e re e Deutsche Welle

Me një faqe të re në internet në adresën e re www.dw.de, një pamje të re grafike të logos dhe emrit të institucionit dhe një program televiziv të ripërpunuar krejtësisht, Deutsche Welle i del përballë që prej së hënës, 6 Shkurt 2012, konkurencës në tregjet mediatike ndërkombëtare. „Ndryshimet janë „një gur themeltar për përmirësimin e prezencës mediatike të Gjermanisë në botën e jashtme“, thekson Drejtori i Përgjithshëm i DW, Erik Bettermann.

Si eksperte nga Gjermania DW i vë vetes detyrën të klasifikojë ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme, të shpjegojë marrëdhënie dhe të ofrojë analiza. Këtij programi i përgjigjet pamja e re e DW në të gjitha mediat.

dw.de - Adresa e re në rrjet

Faqja e re e internetit integron të gjitha ofertat e DW duke kombinuar forma digjitale prezantimi, qofshin text, video, audio apo elemente interaktive. Adresa e internetit dw.de është sinonim për informacione të besueshme nga Gjermania dhe përmbajtje gazetareske me cilësi të lartë në 30 gjuhë. Një koncept i freskët ngjyrash dhe dizajn bashkëkohor i japin portalit të internetit një pamje simpatike, thotë drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welle Erik Bettermann.

Erik Bettermann
Erik Bettermann, drejtor i përgjithhëm i Deutsche WelleFotografi: DW

Si eksperte nga Gjermania DW i ve vetes detyrën të klasifikojë ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme, të shpjegojë marrëdhënie dhe të ofrojë analiza. Këtij programi i përgjigjet pamja e re e DW në të gjitha mediat. Në faqen e re të internetit përmbajtjet janë renditur sipas temave, pikërisht si e kërkojnë përdoruesit - në të gjitha rubrikat dhe faqet. Faqosja e re - shumëgjuhëshe dhe multimediale - ofron më shumë hapësirë për fotografi, video dhe informacione të përgjithshme mbi temat e ditës.

Mediateka e DW është integruar tani direkt në faqen e internetit dw.de. Kjo i jep përdoruesit qasje të drejtpërdrejtë në videot, audiot dhe galeritë fotografike nga arkivi plotë i DW-Multimedia me materiale, programe dhe të gjitha seritë e temave. Gjithashtu TV-DW ofron tani kanale të reja dhe programe me një dizajn të ri. Programi ofron si deri tani rregullisht informacione me lajmet më të rëndësishme nga bota. Përveç kësaj, DW ofron programe, raportazhe dhe dokumentarë të prodhuara për tema të ndryshme.

Prezantim multimedial i markës

Me ofertën e re të internetit dhe televizionit Deutsche Welle synon paraqitjen e re të markës. Gjithnjë e më shumë vende duan të jenë pjesë e formimit të opinionit mbarëbotëror dhe synojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, shprehet drejtori i përgjithshëm i DW: „Në këtë sfond prezantimi i ri i markës është një investim i domosdoshëm për një pjesëmarrje të sukseshme në tregun ndërkombëtar mediatik", thotë Bettermann-i. Platformat e reja teknike dhe rrugët e reja të shpërndarjes kërkojnë koncepte për një ofertë multimediale, që të jetë e kapshme shpejt dhe të dallohet nga të tjerat.

Deutsche Welle Relaunch Startseite Deutsch
Deutsche Welle Faqja e re në gjermanishtFotografi: DW

Deutsche Welle ia ka përshtatur imazhin e saj këtyre rrethanave. Në të ardhmen ajo prezantohet me një logo të re, që përfaqëson tërësinë e ofertës gazetareske - në të gjitha kontinentet, në të gjitha gjuhët, pavarësisht nga lloji i medias.

Risi në ofertën televizive

Gjithashtu TV-DW ofron tani kanale të reja dhe programe me një dizajn të ri. Programi ofron si deri tani rregullisht informacione me lajmet më të rëndësishme nga bota. Përveç kësaj, DW ofron programe, raportazhe dhe dokumentarë të prodhuara për tema të ndryshme. Çdo informacion për programin televiziv në gjuhët gjermanisht, anglisht, spanjisht dhe arabisht nga 06.02.2012 mund të gjendet në adresën: www.dw.de/tv

Thelbi i reformës gjithëpërfshirëse të televizionit gjerman për botën e jashtme është përshtatja më e mirë e ofertës informative rajoneve ku ajo transmetohet. Më 6 shkurt 2012 programi televiziv në spanjisht i DW për Amerikën Latine do të zgjerohet nga 2 orë në ditë aktualisht në 20 orë. Gjithashtu do të shtohet edhe me katër orë programi gjermanisht. Kjo është një reformë gjithëpërfshirëse e televizionit gjerman për botën e jashtme. Por edhe në destinacione të tjera DW po ua përshtat rajoneve përkatëse ofertat televizive. Transmetim televiziv do të ketë në Amerikën Veriore, në Afrikë, Azi dhe Australi. Në Evropë DW transmeton në kanalin e rajonalizuar 18 orë program në anglisht dhe gjashtë orë në gjermanisht.

Deutsche Welle Relaunch Startseite Englisch
Deutsche Welle faqja e re në anglishtFotografi: DW

Krahas transmetimeve televizive lineare në gjermanisht, anglisht, spanjisht dhe arabisht, ndërkohë DW prodhon edhe emisione televizive në shumë gjuhë të tjera. Nga vjeshta 2011 prodhohen revista televizive me speficikë rajonale me tema nga Evropa në gjuhën shqipe, rumune, kroate, boshnjake. Këto emisione transmetohen në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Edhe redaksitë e tjera të DW gradualisht janë duke u reformuar në redaksi multimediale.

Një kartëvizitë e përbashkët akustike

Për herë të parë në historinë e DW tani prezantohet edhe një kornizë të përbashkët muzikore për të gjitha mediat. Për këtë radioja dhe televizioni kanë zhvilluar së bashku një "kartëvizitë akustike", që përfaqëson muzikën e dizajnit të ri për dëgjuesit dhe shikuesit. I ashtuquajturi ID i stacionit mund të përshtatet sipas nevojave të ndryshme për radio dhe TV.

Deutsche Welle Relaunch neues Logo
Logoja e re DWFotografi: DW

Autor: Birgit Görtz / Pandeli Pani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora/ Auron Dodi