1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykatë më efikase

2 Shkurt 2012

Reformat e bllokuara gjatë po tregojnë më në fund sukseset e para. Megjithatë në gjykatë rastet vazhdojnë të grumbullohen si më parë, sepse shkeljet e të drejtave të njeriut në Evropë nuk po pakësohen.

https://p.dw.com/p/13uWm
Eine Menschengruppe steht am Donnerstag (21.10.2010) vor dem Gebäude des Europäischen Gerichtshofs für Menschenrechte (EGMR) in Straßburg. Foto: Rolf Haid dpa Schlagworte EU, Justiz, Menschenrechte, Gebäude, Fassade, Glas, EGMR, Gericht, Gerichtshof
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, seliaFotografi: picture-alliance/dpa

150 000 ankesa për shkelje të të drejtave të njeriut janë aktualisht në pritje për t'u gjykuar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) në Strasburg.

"Kjo gjendje është e papranueshme", tha britaniku sër Nicolas Bratza, kryetari i kësaj Gjykate në konferencën vjetore për shtyp të gjykatës në fund të janarit 2012. E kjo megjithëse që nga qershori 2010 ka filluar zbatimi i protokollit 14, që u shtua për reformimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky protokoll qe bllokuar për vite me radhë nga Rusia. Kjo reformë ka bërë të mundur përshpejtimin e shqyrtimit të rasteve të mbledhura në gjykatë dhe Bratza është i kënaqur.

Titel: Porträt Präsident des Europäischen Gerichtshofs für Menschenrechte Sir Nicolas Bratza Schlagworte: EGMR, ECHR, Bratza, Straßburg, Menschenrechte, Menschenrechtsgerichtshof Wer hat das Bild gemacht/Fotograf?: Daphne Grathwohl Wann wurde das Bild gemacht?: 25.1.2012 Wo wurde das Bild aufgenommen?: Im Europäischen Gerichtshofs für Menschenrechte in Straßburg Bei welcher Gelegenheit/in welcher Situation wurde das Bild aufgenommen?: Jahres-PK des Europäischen Gerichtshofs für Menschenrechte am 26.1.2012 Wer oder was ist auf dem Bild zu sehen?: der Präsident des Europäischen Gerichtshofs für Menschenrechte, Sir Nicolas Bratza
Nicolas BratzaFotografi: DW

Pjesa më e rëndësishme e reformës është lejimi i gjyqtarëve për të marrë vendime individuale pa trup gjykues. Kjo do të thotë që në raste kur është e qartë se janë të palejueshme apo në raste që nuk kërkojnë hetime të mëtejshme gjyqtarët mund të vendosin vetë për refuzimin e shqyrtimit të këtyre rasteve.

Jahres-PK des Europäischen Gerichtshofs für Menschenrechte am 26.1.2012 Michael O´Boyle, Nicolas Bratza, Patrick Titiun, Erik Friberg Copyright: DW/Daphne Grathwohl Straßburg, 25.1.2012
Fotografi: DW

Nëse mbajmë parasysh se rreth 90 për qind e rasteve që paraqiten pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut refuzohen për t'u shqyrtuar, përpunimi i shpejtë dhe i thjeshtë i rasteve prej një gjyqtari të vetëm është mjaft efikas. Përndryshe çështjet shqyrtohen prej trupash gjykues të përbërë nga tre apo shtatë gjyqtarë ose - në raste të jashtëzakonshme nga Dhoma e Madhe e përbërë prej 17 gjyqtarësh. Më shumë se një e treta e të gjitha rasteve të paraqitura në 2011 në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg vinin prej vetëm katër shtetesh - nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe Greqia. Rastet e tjera ishin nga 43 shtetet e tjera të Këshillit të Evropës.

Gjykata vazhdon të luftojë me valën e ankesave. Në vitin 2011 kësaj gjykate iu desh të merrej më shumë se 52.000 raste. Ndërkohë që dënime u shprehën vetëm në 1.150 raste dhe për shkelje të të drejtave të njeriut gjykata dënoi vetëm një shtet anëtar të Këshillit të Evropës. Shkelja më e shpeshtë e konstatuar nga gjykata ishte e drejta për një gjykim të drejtë - më shumë se një e treta e të gjitha dënimeve në vitin 2011 lidheshin me këtë çështje.

Autor:  Daphne Grathwohl / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti