1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

211211 Tok Tok Tok

21 Dhjetor 2011

Një grup muzikor i sukseshëm, me një titull ekstravagant! Tok Tok Tok nuk është lojë fjalësh, si emri. Ai trajton tema sociale me vështrim kritik.

https://p.dw.com/p/13XG8
Tok Tok Tok
Tok Tok TokFotografi: einsteinmusic

Që prej vitit 1998 dueti i Freiburgut Tok Tok Tok e entuziazmon publikun e tij me muzikë soul akustike. Gjithçka nisi me versione cover të riaranzhuara të standardeve të xhezit dhe të klasikëve të muzikës pop. Më vonë u shtuan këngë të tjera, të cilat u paraqitën në anglisht. Në albumin e tyre të ri "Çfarë do të thotë kjo?" Tokunbi Akinro dhe Morten Klein këndojnë për herë të parë 16 tekste vetjake në gjermanisht.

Albumi i ri - një surprizë

Albumi i sapodalë i Tok Tok Tok të surprizon me tekste kritike, në të cilat Tokunbo Akinro dhe Morten Klein shprehin pakënaqësinë e tyre për gjendjen e botës dhe të shoqërisë. Dymbëdhjetë vjet kanë kaluar deri sa dueti arriti të nxjerrë një album të plotë vetëm me tekste gjermane, tregon këngëtarja Tokunbo Akinro.

"Procesin unë e quajta të vështirë për të hartuar tekste, thjesht si zakon. Prej vitesh, unë shkruaj për shumë gjëra, poezi dhe këngë në anglisht. Dhe tani kjo ishte me të vërtetë e re dhe një sfidë shumë e madhe. Por ajo që mbetet e bukur: për mua është edhe njëherë një kthim në vendlindje." Këngëtarja Tokunbo Akinro, me origjinë gjermane dhe nigeriane, pohon se i ka ndihmuar gjuha gjermane. " Kjo më bëri mirë. Edhe për gjetjen e identitetit tim. Patëm edhe njëherë një hap përpara."

Grupi muzikor Tok Tok Tok prezanton albumin
Grupi muzikor Tok Tok Tok prezanton albuminFotografi: einsteinmusic

Temat sociale në qendër të vëmendjes

Një këngë e dashur për të është kënga Safija - një histori përfaqësuese për shumë histori azilantësh, të cilat zhvillohen në Gjermani. Tokunbo e di se kur azilkërkuesit që jetojnë në Gjermani, me statusin "i duruar" në fund dëbohen, ka raste që kjo ndodh në një mënyrë shumë johumane. Dhe këtë situatë ne shpesh nuk e mësojmë. "Për këtë situatë nuk raportohet dhe ne dëgjojmë për të vetëm kalimthi. Prandaj unë e mora shumë për zemër këtë histori, e cila më preku shumë. Kjo sepse kemi të bëjmë me një histori, në të cilën fëmijët i kanë ndarë nga prindërit dhe ku këta fëmijë dërgohen me detyrim në ish-fshatin nga vijnë prindërit, megjithëse fëmijët kanë lindur dhe janë rritur këtu. Kjo është jo vetëm trishtuese, nuk është e drejtë që me njerëzit të veprohet në këtë mënyrë."

Tokunbi Akinro
Tokunbi AkinroFotografi: einsteinmusic

"Çfarë kuptimi ka kjo"?

Ndërsa titullin e këngës "Çfarë kuptimi ka kjo?", e zgjodhi saksofonisti Morten Klein. I frymëzuar nga protestat për ngritjen e stacionit Stuttgart 21, dëshira e tij ishte që ta nxiste publikun që të shtronte pyetje kritike, sepse sipas tij jetojmë në një kohë, ku mund ta shtrosh pafundësisht pyetjen, çfarë do të thotë kjo në fakt, kjo që tregojnë ky person, ky politikan, kjo firmë ose shoqëria e hekurudhave. "Lista është e pafundme. Çfarë do të thotë kjo në fakt, që ne kemi një krizë të euros, çfarë kuptimi ka kjo? Unë mendoj, se ajo që ka rëndësi është që herë pas here, në faza të ndryshme të ngresh kokën lart, të shtrosh pyetje dhe të preokupohesh sërish. Unë nganjëherë vij vërdallë pa e pasur mendjen dhe pastaj kujtohem, ore, se nuk e kisha mendjen fare, çfarë është ajo aty?- Me fjalë të tjera, janë tepër shumë gjëra, me të cilat përballemi."

Autor: Sebastian Bargon/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi