1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zbulime arkeologjike në Dimal të Apolonisë

3 Dhjetor 2011

Instituti i Arkeologjisë së Qendrës së Studimeve Albanologjike ka përfunduar gërmimet arkeologjike të projektit të përbashkët shqiptaro-gjerman në qytetin ilir të Dimalit (Kalaja e Krotinës, Berat).

https://p.dw.com/p/13LwC
Dimal
DimalFotografi: Belisa Muka

Dimali, ky emër tashmë është bërë i njohur për të gjithë qytetarët në Shqipëri. Bëhet fjalë për hulumtimet dyvjeçare arkeologjike në këtë qendër të rëndësishme të prapatokës së Apolonisë, e cila përmendet që në shek. e 19-të, por gërmimet e mirëfillta arkeologjike bënë të mundur identifikimin e sitit me qytetin antik të Dimalit. Hulumtimet në këtë fushë janë bërë në sajë të një projekti shqiptaro - gjerman.

Ky bashkëpunim nuk është i pari në këtë fushë. Këtë e pohon dhe arkeologja dhe drejtuese e projektit Belisa Muka nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë. “Pas një eksperiencë shumë pozitive në Lezhë dhe në Apoloni u pa e udhës që ky bashkëpunim të aplikohej edhe në Dimal.”

Belisa Muka
Belisa MukaFotografi: Belisa Muka

Por sa interesant dhe i rëndësishmë është ky zbulim për arkeologjinë shqiptare? Sipas arkeologes shqiptare: “Ky zbulim është i rëndësishëm sepse kemi të bëjmë me një qendër ilire të njohur nga burimet e shkruara antike, një qendër që ka qenë eksploruar në kuadër të projekteve të institutit të arkeologjisë në fund të viteve 60'-70'., por që me ndryshimet që ndodhën në vitet 90' u ndërprenë eksplorimet e kësaj qëndre.

Tani, shpresohet që me rifillimin e gërmimeve të arrihet objektivi për të parë shtrirjen e qytetit, dhe brënda mundësive, për të parë intensitetin e monumenteve, intensitetin e jetës. Ne kemi rënë në gjurmët e një teatri që është shumë e rëndësishme për një qytet që mendohet të ketë qenw i vogël dhe të ketw pasur një jetëgjatësi të shkurtër.”

Sipas Profesorit nga Univesiteti i Kölni, drejtues i projektit, Michael Heinzelmann, "zhvillimi dhe begatia e qytetit shënohen gjatë shek. III-II p.K., periudhë gjatë së cilës fortifikimi i parë i akropolit braktiset dhe në vend të tij qyteti fortifikohet me një mur të ri, i cili përfshin tashmë gjithë kodrën e Dimalit. Gjatë kësaj periudhe, në qytet pati dhe një sërë zhvillimesh përfshirë këtu ndërtimin e një tempulli dhe një teatri. Gjithë këto ndërtime dëshmojnë për një gjurmë të konsiderueshme që kultura helene ka lënë tek banorët vendas ilirë”.

Prof. Michael Heinzelmann
Prof. Michael HeinzelmannFotografi: Belisa Muka

Por Belisa Muka veçon edhe faktin se: ”Kemi të bëjmë edhe me atë që qyteti është ilir në tërësinë e tij. Kështu që kemi të bëjmë me një influencë të fortë të një qyteti mjaft të zhvilluar që lind dhe rritet siç është rasti kolonisë së Apolonisë por që ndikon edhe në lindjen dhe zhvillimin e qyteteve që janë qendra ilire”.

Gërmimet e këtij viti 2011 u përqendruan në disa zona të ndryshme të qytetit. Një nga objektivat kryesorë qe gjurmimi i akropolit dhe në kufirin perëndimor të akropolit, gërmimet e këtij viti nxorrën në dritë themelet e një tempulli – deri më tani i panjohur .

Gërmimi i përqendruar në qendër të teatrit nxorri në dritë nivelin e orkestres (pista) dhe rradhën e parë të ndenjëseve, të ruajtura në gjendje shumë të mirë: Kjo për arkeologjinë shqiptare është shuëme rëndësishme. Zbulimi i teatrit në Dimal përbën teatrin e shtatë antik, të njohur në territorin e Shqipërisë dhe është një tjetër e dhënë që dëshmon për ndikimin e madh që ushtronin kolonitë greke të bregdetit të Adriatikut, si Apolonia, mbi popollsinë e Dimalit.

Për profesorin Heinzelmann, përveç gjetjeve me interes të veçantë në zonat e banuara dhe industriale në qendër të qytetit antik, një zbulim shumë i rëndësishëm i këtij viti është edhe një nga portat hyrëse në pjesën më perëndimore të vendbanimit. Ajo është pjesë e sistemit fortifikues, që duhet të ketë qenë ndërtuar gjatë shekujve III-II p.K. dhe që përfshinte brenda vetes gjithë kodrën e Dimalit, me një sipërfaqe prej rreth 25 ha. Zhvillimi dhe begatia e qytetit shënohen gjatë shek. III-II p.K., periudhë gjatë së cilës fotifikimi i parë i akropolit braktiset dhe në vend të tij qyteti fortifikohet me një mur të ri, i cili përfshin tashmë gjithë kodrën e Dimalit.”

Dimal
DimalFotografi: Belisa Muka

Sipas studjuesvë dihet tashmë që qyteti ka një shtrirje të madhe. ”Ajo që kemi tani si objektiv dhe që nëntoka premton shumë është urbanistika në përgjithësi e qytetit dhe koncepti i një jete përtej vdekjes me vijimin e gërmimeve në metropolet përkatse”, thotë dr. Belisa Muka.

Autor: Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama