1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më shumë hapësirë për rininë në Kosovë

17 Nëntor 2011

Kosova e ka Ligjin për Fuqizimin e Rinisë dhe një sërë dokumentesh përcjellëse. Por, sa implementohen ato, sa po bëhet në zhvillimin e kapaciteteve dhe në plotësimin e nevojave të rinisë dhe të proceseve vendimmarrëse

https://p.dw.com/p/13CKs
Qendra e rinisë në Gjakovë
Qendra e rinisë në GjakovëFotografi: DW

Ngadhnjim Sopjani 21 vjeç nga Prishtina është vetëm njëri nga të rinjtë e Kosovës, të cilëve përkundër inteligjencës dhe përgatitjes nuk iu ofrohet hapësirë për ta dëshmuar veten. Si student i vitit të tretë i shkencave politike, me krijimtarinë dhe muzikën si hobi, Ngadhnjimi ka tejkaluar prej kohësh atë që kërkohet prej një të riu me vetëm 21 vjet. Por, mundësia për ta shpërndarë atë që ka mbledhur është tejet e vogël, mendon ai.

“Është problem ta japësh atë çfarë ke marr, sepse ketu të rinjve nuk iu ofrohet hapësirë. Të rinjtë duhet të shprehin kreativitetin e tyre, sepse secili e ka personalitetin e tij të veçantë dhe mënyrën e vet të të menduarit. Ndërsa rinisë këtu kjo nuk i lejohet”, thotë Ngadhnjimi sipas të cilit shumica e të rinjve thyhen që në fillim dhe shpresa për një hap përpara ju kthehet në zhgënjim.

“Sepse, thotë ai, mua më ishte premtuar një vend i praktikës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mirëpo në fund më dolën me një përgjegje të pakuptimtë: ”S´ka vend ku te ulesh!”E unë thashë se s´po ulem hiç, veç të vazhdoj. Por, kot!”

Mendo globalisht - Vepro lokalisht

Veton Muja, nga organizata joqeveritare "Syri i Vizionit"
Veton Muja, nga organizata joqeveritare "Syri i Vizionit"Fotografi: DW/Ajete Beqiraj

Në institucionet e Kosovës të rinjve nuk iu lejohet shumë hapësirë veprimi dhe kryesisht janë organizatat joqeveritare dhe më së vonti Qendrat Rinore, në të cilat të rinjtë marrin hapat e parë. Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”e cila vepron në të pesë komunat e rajonit të Pejës, por edhe në nivel të Kosovës dhe jo rrallë në atë të rajonit, me përfundimin e luftës në Kosovë filloi me daljen e një gazete për të rinjtë.

Me moton “Mendo globalisht -Vepro lokalisht”, aktivitetet e saj u zgjeruan, ndersa njëra ndër pikat e përqëndrimit mbeten progamet për të rinjtë, shumica prej të cilëve u shndërruan në kreatorë të profileve të ndryshme, thote Veton Mujaj, drejtor i kesaj organizate.

“Mund të them se prej vitit 1999, me qindra të rinj kanë kaluar nëpër organizatën tonë. Sot prej tyre ka edhe nëpër institucionet e Kosovës. Mirëpo ,ata është dashur të kalojnë një rrugë të vështirë, për faktin se shpesh shohim raste që të rinjtë krahas shkollimit superior, kthehen nëpër institucione dhe më shumë bëhen zëdhënësa se sa vendimarrës”.

Kosova e ka Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Rininë 2010-2012

Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe SporteveFotografi: Xhevat Bajrami

Kosova tashmë ka Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Rini 2010-2012, në kuadër të së cilës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është aprovuar edhe Ligji për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë. Prej tij dalin edhe katër udhëzime administrative. Por, sa po impelementohen ato në të vërtetë? Mr.Sc.Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve thotë për DW-në:

“Në kuadër të obligimeve që dalin nga Ligji për Fuqizim dhe pjesëmarrje për të Rinjtë e Kosovës, ne kemi hapur Qendra Rinore nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, kemi themeluar Këshillin Qëndror të Veprimit; një organ vendimmarrës i pavarur i cili është një forcë shtytëse dhe opozitë konstruktive e Departamentit të Rinisë, në aktivitetet dhe strategjitë tona për të ardhmen. Po ashtu, i kemi themeluar edhe 27 Këshilla të Veprimit nëpër komuna të Kosovës dhe jemi gati në fazën përfundimtare edhe në pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe në dy tri komuna të banuara me shumicë serbe. Si rrjedhojë, prezenca e të rinjve nëpër aktivitete por edhe në vendimmarrje, është rritur si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal”.

Rinia është e sotmja dhe e nesërmja e Kosovës

Në Kosovë më se gjysma e popullsisë është e re. Ndërsa, ëshë koha përundimtare që ky potencialtë shfrytëzohet, mendon drejtori Muja.

“Për shkak se aty është energjia, aty është vullneti, është prespektiva e cila ekziston në Ksoovë,sepse unë besoj se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve është larg më profesionale sesa një strukturë e vjetër e cila ka jetuar dhe vepruar në një sistem tjetër. Kështu që është bazike të kuptohet se të rinjtë janë e sotmja e Kosovës dhe jo të tejkalohen dhe të anashkalohen me refrenin e vazhdueshëm se “Të rinjtë janë e nesërmja e jonë”, duke u kthyer kështu në politikat ditore të një sistemi i cili shumë pak dhe shumë ngadalë ndryshon në Kosovë”.

Të rinjtë e Kosovës - evropianët më të rinj

Qendra sportive për të rinjtë në Prishtinë
Qendra sportive për të rinjtë në PrishtinëFotografi: Bekim Shehu

Ndërsa, Ngadhnjim Sopjani është ndër ambasadoret e rinj të cilët drejt së ardhmes ecin me një vizion evropian.

“Duhet të mësohemi të krenohemi me atë çfarë jemi. Në këtë rast shembull është Gjermania e vitit 1945 pas rënjes së Hitlerit, kur që nga qytetari më i thjesht deri te gjenerali me shtatë grada kanë pastruar rrugën dhe kan ndërtuar qytete. Ne duhet të veprojmë siç na takon si evropianë të rinj, si një popull i cili i takon Evropës”.

Sipas statistikave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, 70 për qind e popullatës së Kosovës konsiderohet e re, 50 për qind prej së cilës janë nën moshën 30 vjeçare.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Mimoza Kelmendi