1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ilir Meta kërkon dorëheqjen

14 Janar 2011

Dorëheqja vjen pas publikimit të një videoje ku shiheshin Ilir Meta së bashku ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti duke biseduar mbi afera korruptive.

https://p.dw.com/p/zxZC
Fotografi: DW/ Ballvora

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta ka dhënë të premten (14.01) në mesditë dorëheqjen nga posti. Ai u tha gazetarëve në Tiranë se këtë e bënte, pasi lënia e imunitetit të deputetit ditën e mërkurë nuk ishte e mjaftueshme.”Është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetar i lirë”, deklaroi Ilir Meta. Ai paralajmëroi se “do të vijojë betejën ligjore dhe penale si qytetar i thjeshtë për të zbardhur të vërtetën”.

Ai nuk përmendi detyrën si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por tha se strukturat e kësaj partie, që është pjesë e koalicionit qeveritar, do të mblidhen për të marrë vendimet e mëtejshme.

Ditën e martë njëri prej televizioneve kryesore në Shqipëri publikoi një video të filmuar fshehtas ku Ilir Meta së bashku ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti bisedonin mbi afera korruptive dhe emërime të simpatizantëve në administratë. Meta e ka quajtur videon “një motazh për shantazh politik në prag të fushatës”. Më herët gjatë ditës së sotme lëvizja “Mjaft” zhvilloi një protestë ku kërkoi dorëheqjen e Metës.

Autor: Arben Muka
Redaktor: Pandeli Pani